Lionel Messi ka shkëlqyer në ndeshjen ndaj Malagas dhe atë si shpëtimtar e ka lëvduar Javier Mascherano.
Sipas Mascherano cilësia individuale e Messit i nxori tri pikët ndaj Malagas.
“Eshtë plus i madh qe kemi Messin në ekip”.
“Ashtu siç është të kemi në ekip Iniestan, Suarezin dhe Neymarin. Kur kemi momente të vështira, ata janë gjasa për të shpëtuar”.
“Ne fituam më shumë si shkak i cilësisë individuale. Ishte fitore vitale”, potencoi Mascherano. /Telegrafi/


