Mascherano, Chiellinit: Messi është i pandashëm

PUBLIKUAR

Javier Mascherano thotë se Lionel Messi është i pandalshëm, pavarësisht kundërshtarit .

Mascherano i ka bërë këto komente para gazetarëve, ku ka folur për ndeshjen finale të Ligës së kampionëve ndaj Juventusit, që zhvillohet të shtunën.

Ai i është përgjigjur edhe Chiellinit, i cili më herët ka thënë se Messi në Itali nuk do të mund të shënonte golat që i shënon në Spanjë.

“Unë e kuptoj kontekstin në të cilin ka thënë Chiellini, pasi ata luajnë një futboll më taktik, ku është vështirë të gjesh hapësirë”, ka deklaruar Mascherano.

“Por ka momente kur Leo e ka topin, atëherë gjithçka varet nga ai”, citon Sport argjentinasin, transmeton Telegrafi.

Lëvdatat e Mascheranos për Messin kanë vazhduar, me mbrojtësin që mendon se sulmuesi “mund të bëjë gjëra të cilat të tjerët nuk munden”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...