Masa të rrepta sigurie në shesh

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka vendosur masa të rrepta sigurie në sheshin “Skënderbeu”, në ditën kur pritet të inaugurohet presidenti i ri, Hashim Thaçi.

Ceremonia pritet të fillojë në ora 11:00, ndërsa për të marrë pjesë në ceremoninë e Hashim Thaçit president janë shpërndarë rreth 1300 ftesa, derisa pjesëmarrjen deri më tani e kanë konfirmuar mbi një mijë të ftuar.

Presidentë, kryeministra, ministra e ambasadorë të vendeve mike të Kosovës, është thënë se do të jenë të premten në sheshin “Skënderbeu”.

Thaçi, dje bëri betimin si president para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti do ta takojë sot presidenten, Shiroka-Pula

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka folur për kritikat e ndërkombëtarëve lidhur me...

Dyshohet për dhunimin dhe grabitjen e një shtetaseje të huaj në Prishtinë, policia në kërkim të tre personave

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit është raportuar në Prishtinë, ku viktimë...

​28 vjet nga vrasja e “Sandokanit”

Abedin Rexha, i njohur me nofkën “Sandokani”, ishte një nga luftëtarët më të shquar...