Masa shtesë nga Komuna e Lipjanit ndaj virusit Covid-19, mbyllet përkohësisht sheshi “Adem Jashari” prej orës 18:00 deri në orën 5:00

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit ka njoftuar se Kryetari Imri Ahmeti ka marr vendim që për shkak të situatës së krijuar pas rasteve të fundit me Covid-19 në Komunën e Lipjanit, në dobi të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve Komuna e Lipjanit është detyruar që të marr masa shtesë ndaj Covid-19.

Ditëve në vazhdim inspektorati komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të zbatojnë masat e marra nga Komuna e Lipjanit siç janë:

I. Mbyllet përkohësisht sheshi “Adem Jashari” prej orës 18:00 deri në orën 5:00.
II. Mbyllen parqet, shtigjet e ecjes, këndet e lojërave për fëmijë dhe vendet tjera publike ku paraqiten numër i madh i qytetareve.
III. Ndalohet tregtimi i produkteve ushqimore dhe jo ushqimore në rrugët dhe vendet jo të destinuara për tregtim të produkteve.
IV. Për zbatimin e këtij Vendimi obligohet Inspektorati komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Ftojmë qytetarëve në veçanti bizneset dhe gastronominë tu përmbahen në tersi kritereve dhe rekomandimeve për distancë në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e virusit, bënë të ditur Komuna.

#Mbajemasken #Mbajedistancen

https://kk.rks-gov.net/…/uploa…/sites/20/2020/08/vendimi.pdf

No photo description available.

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...