Martinez: Ne harruam të mbrohemi ndaj Zvicrës

PUBLIKUAR

Trajneri i Kombëtares së Belgjikës, Roberto Martinez, tha se skuadra e tij harroi të mbrohet kundër Zvicrës në ndeshjen e mbrëmshme, të cilën e fitoi Kombëtarja zvicerane me rezultatin 5-2 në kuadër të Ligës së Kombeve.

Dy golat e Thorgan Hazard në fillim nuk ishin të mjaftueshëm për një rezultat pozitiv, sepse Zvicra pastaj e përmbysi rezultatin duke i shënuar edhe pesë gola të tjerë, transmeton Gazeta Express.

“Ne u befasuam nga kundërsulmet, harruam të mbrohemi”, tha Martinez pas ndeshjes.

“Është e vështirë që të jam një sqarim. Ne e filluam mirë, dhe pastaj gjërat ndryshuan”.

“Ne u dhamë atyre mundësi për rikthim. Ne duhet të kthehemi më të fortë. Është e dhimbshme sepse e filluam ndeshjen shumë mirë”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...