Martinez kritikon Mbappen para finales së Kupës së Botës

PUBLIKUAR

Emiliano Martinez ka kritikuar Kylian Mbappen përpara finales së shumëpritur të Kupës së Botës “Katar 2022”, mes Argjentinës dhe Francës.

Në fillim të këtij viti, ylli francez kishte deklaruar se futbolli i Amerikës së Jugut nuk është aq i avancuar sa ai në Evropë, transmeton Gazeta Express.

“Përparësia që kemi në Evropë është se luajmë mes vete me ndeshje të nivelit të lartë gjatë gjithë kohës, siç është Liga e Kombeve. Kur të arrijmë në Botëror jemi gati, ndërsa Brazili dhe Argjentina nuk e kanë këtë nivel në Amerikën e Jugut. Futbolli nuk është aq i avancuar sa në Evropë. Kjo është arsyeja pse në Kupat e Botës të fundit, janë gjithmonë evropianët ata që fitojnë”, kishte deklaruar sulmuesi i Paris Saint-Germainit.

Dhe, për këtë deklaratë ai është kritikuar nga Martinez, portieri i Argjentinës.

“Ai nuk di mjaftueshëm për futbollin. Ai kurrë nuk ka luajtur në Amerikën e Jugut. Kur nuk e keni këtë përvojë, mund të jetë më mirë të mos flisni për të. Por, nuk ka rëndësi. Ne jemi një ekip i madh, i njohur si i tillë”, u shpreh portieri i Aston Villas.

Kujtojmë se finalja mes Francës dhe Argjentinës do të zhvillohet nesër, në stadiumin “Lusail Iconic”, nga ora 16:00. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...