Martin dëshiron vetëm hakmarrje ndaj Joshuas

PUBLIKUAR

Charles Martin dëshiron vetëm t’i hakmerret Anthony Joshuas dhe ai është vetëm një fitore larg sigurimit të një lufte për titullin e kampionit të botës, thotë menaxheri i tij Mike Borao.

Martin do të rikthehet në ring kundër Luis Ortiz në një meç eliminator në IBF në Ditën e Vitit të Ri në Florida, raporton Gazeta Express.

Fitorja do ta mbante atë në garë me boksierët kryesorë në kategorinë e rëndë.

Por synimi kryesor i amerikanit është t’i hakmerret Joshuas për një disfatë në të kaluarën. Joshua do të tentojë t’i rifitojë titujt e botës në IBF, WBA dhe WBO në një rimeç me Oleksandr Usyk vitin e ardhshëm.

“Mendoj se Usyk do ta mposhtë Joshuan përsëri, por unë do të brohoris për Joshuan”, tha Borao për Sky Sports.

“Charles dëshiron patjetër të luftojë me Joshuan dhe ta nokautojë atë para se të pensionohet. Ai është përqendruar në këtë synim që prej vitit 2016, kjo është ajo që e motivon atë dhe kjo është arsyeja pse ai do ta mposhtë Luiz Ortizin”, shtoi ai./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...