Martial shumë afër transferimit në Spanjë

PUBLIKUAR

Martial mund të luajë i huazuar te Sevilla pjesën tjetër të sezonit 2021/22

Sipas mediave në Spanjë dhe AngliAnthony Martial, i cili dëshiron të largohet nga Manchester United këtë dimër, pritet të huazohet te Sevilla pa mundësi blerjeje deri në fund të sezonit aktual.

Lojtari francez është prioriteti i Monchit, drejtorit sportiv te klub andaluzian, derisa atë e pëlqen shumë trajneri, Lopetegui.

Huazimi nuk do të vijë me opsion blerjeje në kontratë e cila i skadon në qershor 2024.

Trajneri Ralf Rangnick të dielën e kaluar, pas një diskutimi të gjatë me lojtarin, konfirmoi se është dëshira e Martial për një aventurë të re: “Më shpjegoi se kishte shtatë vite në Man United dhe se e konsideronte se ishte koha që ai  të shkonte diku tjetër”.

Që nga viti 2015, Martial e ka veshur 268 herë fanellën e Manchester United, ka realizuar 79 gola. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...