“Blutë e Londrës” janë duke insistuar për Martialin që për shkak të minutazhës së vogël te “Djajtë e Kuq”, humbi edhe Botërorin.
Sulmuesi i Manchester United, Anthony Martial, është objektivi numër një i Chelseat për merkaton e verës, raporton Daily Mail.
“Blutë e Londrës” janë duke shikuar për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm, pas një viti aspak të mirë dhe besojnë se francezi do të përmirësonte sulmin.
Martial nuk është aspak i lumtur në “Old Trafford”. Për shkak të minutave të paktë, ai humbi edhe zyrtarisht Botërorin, duke mos u ftuar nga Franca dhe raportohet se lojtari është tejet i nervozuar dhe me çdo kush e dëshiron largimin nga “Djajtë e Kuq”.
Chelsea është duke e kërkuar edhe mesfushorin e Nices, Jean-Michael Seri. /Gazeta Express/


