Marseille shënon fitore bindëse ndaj Sporting Lisbonës

PUBLIKUAR

Marseille ka regjistruar fitoren e parë për këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Skuadra franceze mposhti sonte Sporting Lisbonën, në ndeshjen e tretë të Grupit D – shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Velodrome” përfundoi me rezultatin 4:1.

Alexis Sanchez (13’), Amine Harit (16’), Leonardo Balerdi (28’) dhe Chancel Mbemba (84’) shënuan në fitoren e vendasve.

Kurse, golin e vetëm dhe të nderit për mysafirët e shënoi Trincao (1’).

Vlen të theksohet se skuadra portugeze luajti me një lojtar më pak nga minuta e 23-të, pasi Antonio Adan u përjashtua me karton të kuq.

Marsielle, përkundër fitores, mbetet në pozitën e fundit në grup me 3 pikë, kurse Sporting Lisbona momentalisht prin në grup me 6 pikë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...