Marseille në mes të Balotellit dhe Zazas

PUBLIKUAR

Olympique Marseille do të bëj edhe një ofertë të fundit për të provuar transferin e sulmuesit Mario Balotelli, duke lënë kështu Simone Zazan në pritje

Sipas Sky Sport Italia, takimi do të mbahet të premten ku do të diskutohet në detale situata e tij.

Në dy vite në Nice, SuperMario ka shënuar 43 gola dhe ka bërë tre asiste në 66 ndeshje garuese, por e ka bërë të qartë që dëshiron të largohet nga klubi.;

Ai madje kishte shkuar në qendrën stërvitore të Marseille muajin e kaluar ku kishte bërë testet mjekësore, gjë që kishte acaruar gjendjen e tij me klubin e tanishëm.

Balotelli mandej kishte refuzuar të marrë pjesë në stërvitjet dhe ndeshjet parasezonale me Nice, pasi që ata e kthyen mbrapshtë ofertën e Marseille.

Në vend të kësaj, skuadra e Rudi Garcia ktheu vëmendjen tek sulmuesi i Valencias Zaza, por për ta ai do të mbetet zgjidhja e parë.

Raportohet se kjo situatë do të sqarohet të premten dhe nëse Marseille nuk i tejkalon barrierat me Nice, atëherë ata do ta transferojnë Zazan. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...