Olimpique Marseille ka shfaqur interesim për dyshen sulmuese të Milanit, M’Baye Niang e Keisuke Honda.
Sipas France Football, klubi francez ka filluar të monitorojë dyshen e Rossonerëve dhe ofertat mund të vijnë në ditët e para të janarit.
Për japonezin mund ta kenë më të vështirë pasi për ata janë të interesuar edhe shumë klube evropiane, posaçërisht ato nga Liga Premier.
Drejtori sportiv i italianëve, Adriano Galliani, ka mohuar largimin e Hondas, por një ofertë e mirë mund të ndryshojë gjërat.
Të gjitha fondet klubi francez pritet t’i sigurojë nga shitja e Michy Batshuayit. /Telegafi/


