Mbrojtësi i krahut të majtë i Tottnhamit, Danny Rose, mund të kalojë te Marseille gjatë këtyre ditëve, shkruan L’Equipe.
Anglezi është kërkuar nga disa klube gjatë kësaj vere, dhe duket se lojtari do të largohet nga Londra për të kaluar në Francë, transmeton Gazeta Express.
Klubi francez e ka kontaktuar Tottnehamin për lojtarin por problemi i vetëm është paga e lartë e Rose.
28-vjeçari që nga viti 2013 i ka bërë 161 paraqitje dhe i ka shënuar 10 gola për fanellën e Tottenhamit. /Gazeta Express/


