Marrin fund thashethemet: Rosberg bashkë me Hamilton te Mercedesi deri më 2018 (Video)

PUBLIKUAR

Nico Rosberg u ka dhënë fund spekulimeve mbi të ardhmen e tij duke nënshkruar kontratë të re me Mercedes që e mban pilotin gjerman me këtë skuadër deri në vitin 2018.

Lajmi do të thotë se ai dhe Lewis Hamilton do të vazhdojnë të jenë shokë skuadre për të paktën edhe dy sezone të tjera.

Edhe kontrata trevjeçare, të cilën Hamilton e firmosi vitin e kaluar e mban britanikun te Mercedes deri në fund të vitit 2018, transmeton TCH.

Mercedes publikoi një video në rrjete sociale ku shihet Rosberg dhe shefi i skuadrës, Toto Wolff, duke firmosur kontratën e re pas disa muajsh negociata.

Pavarësisht kërcënimeve në fund të sezonit të kaluar të Wolff se njëri prej pilotëve mund të largohej në rast se nuk ka harmoni në skuadër, Mercedes ka vendosur që të mbajë të dy pilotët dhe të caktojë objektiva të rinj për sezonet në vazhdim.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...