Marrëveshje rekorde, kjo është oferta e pranuar për shitjen e klubit të Chelseat

PUBLIKUAR

Chelsea ka njoftuar këtë të shtunë se një konsorcium i udhëhequr nga biznesmeni amerikan, Todd Boehly, ka nënshkruar një marrëveshje për të blerë klubin.

Pjesë e grupit se Bohelyt janë edhe Clearlake Capital, Mark Walter dhe Hansjoerg Wyss, shkruan Gazeta Express.

Klubi nga Londra nuk e ka bërë të ditur ende se me cilin çmim është shitur, por besohet se është një çmim rekord.

Sipas “The Mirror”, marrëveshja për shitjen e klubit nga Premierliga kap shifrën prej 4.25 miliardë funteve.

Chelsea edhe zyrtarisht me pronarë të rinj pritet në fund të këtij muaji.

“Blutë” njoftuan se finalizimi i plotë i marrëveshjes pritet të bëhet në fund të majit. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...