Komuna Lipjan: Marrëveshje bashkëpunimi për digjitalizimin e të dhënave në bibliotekën e qytetit

PUBLIKUAR

Drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport, Anila Reqica- Llugiqi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Dorris Manxhuka mbikëqyrës i grupit Book Worms Devs për implementimin e projektit digjitalizimi i punës në bibliotekën qytetit të Lipjanit në mënyrë që të dhënat nuk do të jenë më fizikisht të shkruara si dhe sistemin e menaxhimit të bibliotekës e cila do ti shërbej të gjithë qytetarëve, njofton Komuna.

Ky sistem do të ndihmoj edhe në gjendjen aktuale me COVID-19, pra do të ketë̈ me pak kontakte fizike.

Ky projekt implementohet nga FIQ-Forumi për Iniciativa Qytetare dhe financohet nga Global Fund for Community Foundations

Image may contain: 1 person, sitting
Image may contain: 2 people, people standing
No photo description available.

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...