Marrëveshja shumë afër finalizimit, Thomas Strakosha drejt klubit të Premierligës

PUBLIKUAR

Thomas Strakosha është gjithnjë e më afër kalimit te Fulhami.

“The Sun” ka raportuar se klubi anglez është afër që të sigurojë shërbimet e portierit shqiptar, transmeton Gazeta Express.

Strakosha te Fulhami pritet që të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Lazion zyrtarisht skadon më 30 qershor.

Reprezentuesi shqiptar më herët ka konfirmuar se do të largohet nga klubi italian, pasi nuk rinovoi kontratën.

Sipas asaj që ka raportuar “The Sun”, 27-vjeçari me Fulhamin pritet që të nënshkruajë kontratë katër-vjeçare, me një pagë vjetore prej 1 milion funte.

Mediumi britanik bëri të ditur se një marrëveshje finale nuk është arritur ende, por që palët janë të sigurta se kjo lëvizje do të realizohet.

Kujtojmë se Fulhami në sezonin e ardhshëm do të bëjë sërish gara në Premierligë. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...