Marrëveshja e re afër finalizimit, Reiss Nelson mbetet te Arsenali

PUBLIKUAR

Reiss Nelson nuk do të largohet nga Arsenali, pavarësisht interesimit të shfaqur nga disa klube të Anglisë, Italisë e Francës.

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, sulmuesi i krahut do të nënshkruajë kontratë të re me klubin londinez, shkruan Gazeta Express.

Marrëveshja mes palëve thuhet se është shumë afër finalizimit.

Nelson me Arsenalin do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit më shumë.

Kontrata aktuale e 23-vjeçarit me “Topçinjtë” skadon në fund të këtij muaji.

Sulmuesi anglez është produkt i klubit të Arsenalit.

Reiss Nelson në sezonin e fundit regjistroi 18 paraqitje në të gjitha garat, teksa shënoi tre gola dhe shtoi tre asistime. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...