Marrëveshja afër finalizimit, Jovic drejt klubit italian

PUBLIKUAR

Fiorentina raportohet se është afër kompletimit të huazimit të Luka Jovicit.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, klubi nga Serie A është vetëm një hap larg mbylljes së marrëveshjes, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Marrëveshja parasheh që sulmuesi serb të jetë i huazuar te Fiorentina për sezonin e ardhshëm – 2022/23.

Paga e Jovicit thuhet se do të paguhet nga të dy klubet.

Te Fiorentina kanë besim se do të mbyllin marrëveshjen së shpejti dhe që lojtari t’iu nënshtrohet testeve mjekësore në ditët në vijim.

24-vjeçari është pjesë e Real Madridit që nga viti 2019, por nuk ka arritur asnjëherë që të dëshmohet.

Ai në sezonin e fundit ishte i huazuar te ish-klubi i tij, Eintracht Frankfurt, teksa me “Los Blancos” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...