Marrëveshja afër finalizimit, Christensen nga sezoni i ardhshëm te Barcelona

PUBLIKUAR

Marrëveshja mes Barcelonës dhe Andreas Christensenit raportohet tashmë se është arritur. Sipas raportimeve të fundit, tani për tani po mungon vetëm edhe zyrtarizimi.

Gazetari spanjoll, Gerard Romero, ka thënë se reprezentuesi danez do të luajë te Barça në sezonin e ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

Qendërmbrojtësi në “Camp Nou” do të kalonte si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Chelsean skadon në verën e këtij viti.

Media të ndryshme raportuan rreth kësaj lëvizje ditëve të fundit, megjithatë Romero ka dhënë informacione më të detajuara. Sipas tij,  99% marrëveshja është e arritur mes palëve. 25-vjeçari thuhet se ka rënë dakord me kushtet e ofruara nga Barcelona.

Christensen është pjesë e skuadrës së parë të Chelseas që nga viti 2015, por nga ai vit deri më 2017 ishte i huazuar te Borussia Monchengladbach.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...