Marrëveshja afër finalizimit, Bielsa pritet të udhëheq kombëtaren e njohur

PUBLIKUAR

Diego Alonso pritet që të largohet nga pozita e përzgjedhësit te Uruguai.

Uruguai nuk ia doli të kalonte fazën e grupeve në Kupën e Botës “Katar 2022”, dhe ky eliminim i hershëm pritet që të shënojë edhe fundin e Alonsos në krye të kësaj kombëtareje, transmeton Gazeta Express.

Sipas “TyC Sports”, Marcelo Bielsa do të jetë pasardhësi i tij, me marrëveshjen që thuhet se do të jetë 4-vjeçare.

67-vjeçari vlerësohet si një prej trajnerëve më të mirë në botën e futbollit.

Bielsa ishte më parë në krye të kombëtares së Kilit, nga viti 2007 deri në vitin 2011, si dhe gjashtë vjet në krye të Argjentinës.

“El Loco” është i papunë që nga shkurti i këtij viti, kur ai u largua nga Leeds Unitedi.

Marcelo Bielsa gjatë karrierës së tij ka drejtuar edhe skuadrat e njohura, si: Lazio, Marseille, Athletic Bilbao e Espanyol. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...