Marquez: “Gabova me Rossin, por nuk jam penduar”

PUBLIKUAR

Marc Marquez duket se nuk është penduar aspak për atë gjestin e gabuar ditë më parë, duke nxjerrë nga pista Valentino Rossin.

Piloti spanjoll i Honda-s tha se i kishte kërkuar ndjesë italianit, por shprehu bindjen se do të tentojë sërish të njëjtën gjë.

“Në atë episod gabova dhe i kërkova falje Valentinos. Bëra gjithçka që munda dhe do të tentoj sërish ta bëj. Ky është stili im i të garuarit, kërkoj gjithmonë të shkoj në limite”, deklaroi piloti spanjoll.

Marquez më tej ‘thumboi’ kolegun e tij italian, duke thënë se nuk ka aspak frikë kur është mbi motor dhe në pistë.

“Rossi ka frikë kur është në pistë? Unë nuk kam frikë. Nuk kam pasur kurrë kur kam qenë mbi motor”, tha Marquez. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...