Marotta:Minimum vendi i tretë

PUBLIKUAR

Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta ka thënë se për skuadrën e tij vendi i tretë është minimumi.

Bianconerët kishin një start të vështirë në këtë sezon, por tanimë janë në pozitën e shtatë pas fitores kundër Empolit.

“Vendi i tretë është minimumi për ta arritur, gjithsesi duhet të jemi në Ligën e Kampionëve”.

“Scudetto? Kemi pak shpresë. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se kemi një start të vështirë dhe kemi një rival të fortë siç është Roma”.

“Interi mund të bëhet kandidat serioz dhe të fitojë. Është e vërtet që kanë shënuar vetëm 12 gola, por ata kanë pranuar vetëm shtatë dhe me meritë janë në krye”.

“Jam i lumtur me pozitën që kam të Juventusi, dua që të kem ende kënaqësi me këtë punë”.

“Do të ishte e jashtëzakonshme nëse e fitojmë titullin në fund, ndërsa ëndrra e madhe mbetet që të fitojmë kupën me veshtë e mëdhenj (Ligën e Kampionëve)”, ka thënë Marotta. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...