Marotta tallet me Barcelonën

PUBLIKUAR

Beppe Marotta, Menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, nuk i frikësohet Barcelonës

Shorti i Ligës së Kampionëve ka vendosur që Juventus dhe Barcelona të jenë pjesë e Grupit B së bashku me Olympiacosin dhe Sportingun.

Beppe Marotta beson se Barcelona nuk është më e njëjta skuadër, siç ishte në tre sezonet e fundit, përcjell Express.

Juventus e kishte eliminuar ekipin katalunas në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, me rezultat të përgjithshëm 3:0.

“Çdo grup ka rreziqet e veta dhe është e rëndësishme që të jeni në formë kur luani këto ndeshje. Por, Barcelona është dobësuar me largimin e Neymarit”, tha ai për Mediaset.

Marotta nuk beson se Ousmane Dembele mund të zëvendësoj një lojtar siç është Neymar, i cili u transferua në PSG për 222 milionë euro. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...