Marotta: Roma për titull, shumë klube pas Pogbas

PUBLIKUAR

Drejtori sportiv i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka thënë Roma vazhdon të jetë një ndër pretendentët kryesor për titull.

Marotta gjithashtu tregon se shumë klube kanë kontaktuar për Paul Pogban, por vullneti i lojtarit është të qëndrojë te Zonja e Vjetër.

“Unë besoj se pesë skuadra janë ende në garë për vendin e parë në ligë. Ende nuk ka asgjë të përcaktuar për Scudetto”.

“Roma padyshim është një nga rivalë kryesor për titull. Me ardhjen e Spalletit ata janë ringjallur, po luajnë bukur dhe rezultatet nuk po ju mungojnë”.

“Pogba? Shumë ekipe na kanë kontaktuar për atë, por ai është një lojtar që ne synojmë ta mbajmë. Megjithatë vullneti i lojtarit është të qëndrojë”, ka thënë Marotta për La Domenica Sportiva. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...