Marotta: Lukaku e do Interin, por duhet të kthehet te Chelsea në verë dhe pastaj të vendosim për të ardhmen

PUBLIKUAR

Drejtori i Interit, Beppe Marotta, ka konfirmuar se klubi është i hapur për një marrëveshje të re për transferimin e Romelu Lukakut.

Ai është i huazuar te Interi nga Chelsea deri në fund të këtij sezoni, ku pastaj duhet të rikthehet në “Stamford Bridge”, transmeton Gazeta Express.

Lukaku ka shprehur dëshirën për të qëndruar në “Guiseppe Meazza”, pasi u pendua për rikthimin e tij te “Blutë” në vitin 2021.

Drejtori te klubi italian, Beppe Marotta, u shpreh i hapur për të mbajtur sulmuesin belg.

“Kur bëhet fjalë për dashurinë e tij për fanellën e Interit, mund të them se është 10 nga 10. Ai do të kthehet në Chelsea pas huazimit dhe pastaj të gjithë së bashku do të vendosim”, tha fillimisht ai.

“Është e herët ta diskutojmë tani. Shpresoj se paraqitjet e tij të ardhshme do të jenë të mira”, shtoi Marotta.

29-vjeçari me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...