Marotta i Interit: I lumtur që Godin i shënoi Juventusit, shumë shpejt zyrtarizimi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Rrahje në rrugën Haradin Bajrami në Lipjan, arrestohen katër të mitur

Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)...

Beppe Marotta, administratori i deleguar i Interit, ka komentuar për “Sky Sport” golin e shënuar nga Diego Godin të mërkurën mbrëma.

Mbrojtësi 33-vjeçar shënoi gol në fitoren 2-0 të Atletico Madridit në Champions League ndaj Juventusit.

Ai dha sinjale se Godin do të zyrtarizohet shumë shpejt si lojtar i Interit dhe se sezonin e ardhshëm, do të luajë në “Giuseppe Meazza”.

“Më vjen mirë. Negociatat me të janë shumë të avancuara dhe ka qenë një kënaqësi që e kam parë të shënojë”, ka thënë Marotta.

“Zyrtarizimi? Jam optimist dhe besoj se shumë shpejt do të vijë komunikata zyrtare”.

Godin është pjesë e Atleticos që nga viti 2010.

Ai ka bërë 378 paraqitje deri më sot për klubin spanjoll dhe ka shënuar 26 gola. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...