Mario Balotelli dëshiron ta fitojë Topin e Artë

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Liverpulit, Mario Balotelli, refuzon të heqë dorë nga ambiciet e tij për ta fituar Topin e Artë.

Edhe pse formën e Mario Balotellit në dy vitet e fundit e vlerëson me notën 5, nga një deri në 10, thotë se ende ka ambicie për ta fituar çmimin më të madh individual në botë për një futbollist, Topin e Artë.

“Nuk kam bërë mjaft në vitet e fundit. Mund të bëj shumë më mirë. Ama nevojitet kohë. Në një shkallë prej një deri në 10, unë e kam arritur nivelin pesë. Por, përfundimisht do të arrij nivelin 10, sepse ky është qëllimi im,” tha Balotelli për gazetën italiane “Corriere della Sera”, përcjell Gazeta Express.

“Dua ta fitoj Topin e Artë. E di që njerëzit do të qeshin kur them se dua ta fitoj t=Topin e Artë,” shtoi ai./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...