Pushimet e Marina Vjollcës dhe Getoarit mesa duket nuk kanë të mbaruar.
Çifti këtë shtator ia kanë dedikuar plotësisht njëri-tjetrit. U nisën më 10 shtator në përvjetorin e martesës së tyre për në Kubë, për të udhëtuar më pas në Miami dhe në ishujt Bahamas.
Se kur do kthehen në Shqipëri nuk i dihet. Dhe mirë bëjnë në fakt. Këto janë pushimet që ëndërron çdo çift. Marina është ajo që publikon më shumë foto nga ishujt Bahamas. Edhe pse nuk preferon të ekspozohet me rroba banje, Marina ka publikuar foto ku shfaqet tejet provokuese në plazh.



