Marina amerikane krijon nëndetëse që udhëton me shpejtësinë e zërit (Foto)

PUBLIKUAR

Njerëzimi ka arritur që të kapë dhe tejkalojë shpejtësinë e zërit në një mjedis me dendësinë e ajrit, dhe ambiciet janë që kjo shpejtësi të kapet edhe në një mjedis me dendësi më të madhe, siç është uji.

Inxhinierët ushtarakë amerikanë prej kohësh kanë përveshur mëngët, për të jetësuar një projekt sovjetik të Luftës së Ftohtë.

Bëhet fjalë për ndërtimin e një nëndetëse që do të udhëtonte nën ujë me shpejtësinë e zërit, pra 343 metra për sekondë.

Studiuesit e Laboratorit të Kërkimeve të Penn State, janë duke përdorur një teknikë që e kanë pagëzuar me emrin “Superkaviteti”.

Nendetesja 1

Sipas kësaj teknike, e gjithë nëndetësja vendoset brenda një “tullumbaci” gjigant të mbushur me ajër dhe nxjerr gazin e çliruar nga djegia e karburantit nga pjesa e përparme, transmeton TCh.

“Superkaviteti përdoret për të reduktuar fërkimin dhe rritur shpejtësinë e trupave në ujë, por ndonjëherë këto trupa ngecin brenda tullumbacit dhe vërtiten pa drejtim”, thotë Grant M.Skidmore, inxhinier i Penn State.

Kjo teknikë është përdorur me sukses tek mjete të vogla dhe të parët kanë qenë sovjetikët që e aplikuan me torpedon e quajtur “Shakval”, që ishte në gjendje të udhëtonte me shpejtësinë prej 370 kilometrash në orë nën ujë, më shpejt se çdo torpedo tjetër.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...