Marihuanë dhe armë, arrestohen tre persona

PUBLIKUAR

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tipit WV-Golf, me targa vendore, në të cilën ishte si pasagjer i janë gjetur dhe konfiskuar 35 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Po ashtu, në Prishtinë, njësitet policore gjatë zbatimit të masave të fshehta kanë arrestuar dy persona, ku nga ta kanë konfiskuar një revole të llojit Blow të kalibrit 8 milimetra ,250 euro dhe 1075.5 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...