Mariano në Romë, nëse…

PUBLIKUAR

Roma do ta transferojë sulmuesin e Real Madridit, Mariano Diaz, nëse Patrick Schick largohet këtë muaj.

Mariano është zgjedhja e parë e Romës për ra zëvendësuar Schick dhe sipas gazetës spanjolle “AS”, 26-vjeçari i ka thënë po kalimit në kryeqytetin italian, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi çek Schick pritet t’i bashkohet RB Leipzig në ditët në vazhdim.

Ndërkohë, për Marianon, i cili i shënoi vetëm katër gila në 19 ndeshje për Real Madridin sezonin e kaluar, interesim ka shprehur edhe Milani.

Para se ta merrte fanellën e Cristiano Ronaldos me numrin 7 në Real Madrid, Mariano  kishte shënuar 21 gola në sezonin 2017/18 për Lyonin. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...