Marget feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i Geasyt për vajzën

PUBLIKUAR

Reperi i njohur Getoar Selimi ka prekur zemrat e ndjekësve me një urim shumë të ndjerë për ditëlindjen e vajzës së tij, Marget, e cila sot feston 4-vjetorin.

Në një postim në Instagram, i shoqëruar me një foto të ëmbël të vogëlushes, Geti i është drejtuar asaj me fjalë plot dashuri, mirënjohje dhe krenari prej babai.

“Sa shpejt kalojnë vitet, qika jeme! U bëre 4 vjeçe, ti më bëre baba me plot kuptimin e fjalës, fati e gjithë jeta do të mburohem me ty, Marget!”, shkruan ai, duke e lidhur rritjen e saj me ndryshimin më të madh në jetën e tij.

Reperi tregon se Marget është bërë forca dhe inspirimi i tij i përditshëm:
“Ti më jep forcë e frymëzim për çdo gjë. Sa e bukur është me shkru për ty, por njëkohësisht aq e vështirë, për shkak të emocioneve, sepse më duket sikur nuk do t’ia dal kurrë ta shpreh atë dashuri të thellë që kam për ty.”

Urimin e tij, Geti e mbyll me një bekim të sinqertë për jetën e vogëlushes:
“Gëzuar ditëlindjen, jeta babës. Paç shëndet, jetë të gjatë e të lumtur! Të dua pa fund!”

View this post on Instagram

A post shared by Getoar Selimi (@ghettogeasy)

 

SHIKO MË SHUMË

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do...