Claudio Marchisio ka kërkuar nga Juventusi që të mbajë intensitetin pas fitores prej 1-0 ndaj Empolit.
Mandzukic shënoi golin e vetëm dhe Bianconerët janë në rrugë të mirë për t’u shpallur kampion për të pestën herë radhazi.
“Unë vërtet kam dashur që të luaj, por jam i sigurt se nuk jam në formën më të mirë ende. Unë kam arritur minutën e 90-të me shumë intensitet, kështu që kjo është mirë”.
“Eshtë me rëndësi që sonte disa lojtarë u kthyen nga lëndimi”.
“Kjo është shtytja përfundimtare, nuk ka më pushime të kombëtareve as asgjë tjetër, duhet të shpërthejmë drejt Scudettos”, u shpreh Marchisio. /Telegrafi/


