Marchisio ëndërron tripletën me Juventusin
Mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio, ka thënë se “Zonjës së Vjetër” nuk i lejohen më gabimet.
Këto komente i bëri menjëherë pas Kupës së Italisë, ku Juve mposhti Lazion 2:0 për ta ngritur në qiell trofeun për herë të tretë me radhë dhe të 12 në hisotri të klubit.
Juve është në garë për tripletën dhe janë larg dy ndeshje për të arritur këtë, tashmë Kupa është arritur.
Një fitore ndaj Crotones të shtunë do të shpallte kampion Juven për herë të gjashtë me radhë, derisa ata do të përballen me Real Madridin në finale të Ligës së Kampionëve, e cila zhvillohet me 3 qershor.
“Jemi duke shijuar këtë triumf”, tha Marchisio për Sky.
“Kishte fjalë të shumta pas humbjes nga Roma, por ne kemi thënë disa herë se pas një humbje gjithmonë është mundësia e reagimeve dhe këtë e bëmë ndaj Lazios në finale”, shtoi ai.
“Tashmë fituam trofeun e parë, Kupën e Italisë. Tani kemi edhe dy finale dhe duhet të jemi të përqendruar, sepse nuk na lejohen gabimet”, përfundoi Marchisio. /Gazeta Express/


