Marchisio “i befasuar” pas dorëheqjes së bordit të Juventusit

PUBLIKUAR

Claudio Marchisio ka qenë njëra prej legjendave të para të Juventusit që ka reaguar pas dorëheqjes së tërë bordit të drejtorëve të klubit. “Mendoj që ne do të dimë më shumë”

Juventusi ka konfirmuar përmes një deklarate për media që tërë bordi i tyre i drejtorëve, përfshirë Presidentin Andrea Agnelli, ka dhënë dorëheqje për shkak të një hetimi mbi mashtrim tatimorë, fshehje të pagave të futbollistëve të tyre pas pandemisë Covid-19.

Lajmi u dha gjatë pjesës së dytë Portugali – Uruguai dhe Marchisio, ish mesfushorë i Juventusit, që tani është analist për Botërorin në Rai Sport, ishte i pari që komentoi lajmin.

“Qartë, është befasi por para se të gjykojmë dhe komentojmë atë ne duhet të kuptojmë çfarë ka ndodhur dhe me kohë, mendoj që shumë shpejt, do të dimë më shumë për këtë gjë”, tha Il Principino.Juventusi konfirmoi që ka caktuar Maurizio Scanavinosi CEO të tyre të ri dhe shtoi që takimi i aksionarëve të rinj i paraparë që të mbahet më 23 nëntor dhe i shtyrë për 27 dhjetor tani do të mbahet më 18 janar 2023.

Marchisio, ish mesfushori i Juventusit dhe Italisë, ka përjetuar Kohën e Artë të Agnellit në klub duke shënuar 37 gola në 289 paraqitje dhe ka fituar shtatë tituj të Serie A me këtë skuadër. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...