Marcelo vendos për të ardhmen

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i majtë brazilian duket se e ka gjetur buzëqeshjen me trajnerin e rikthyer në Madrid, Zinedine Zidane

Marcelo nuk do të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere, shkruan Gazeta Express.

Mbrojtësi i majtë brazilian kishte përfunduar në bankinë në periudhën e trajnerit Julen Lopeteguidhe spekulohej se në fund të këtij sezoni do të largohet nga “Santiago Bernabeu” për t’iu bashkuar Cristiano Ronaldos në Juventus.

Megjithatë, pas shkarkimit të trajnerit spanjoll dhe pas rikthimit të trajnerit Zinedine Zidane, gjërat ndryshuan dhe futbollisti brazilian po ka më shumë hapësira dhe duket se ka vendosur të qëndrojë tek kampioni aktual evropian.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik “Mail”, sipas të cilit, trajneri Zidane e ka siguruar Marcelon se është lojtar i rëndësishëm dhe se llogarit në të edhe sezonin e ardhshëm. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...