Marcelo: “Neymar 400 milionë? Unë kam kushtuar gjashtë milionë…”

PUBLIKUAR

Ashtu si Zidane, edhe Marcelo beson se brenda pak viteve ndoshta çmimi 400 milionë euro do të jetë normale në tregun e transferimeve.

400 milionë euro, kaq kërkon Paris Saint Germaini që ta lë të lirë futbollistin që e bleu verën e vitit 2017 për 222 milionë euro nga Barcelona, Neymarin, raporton AS, transmeton Gazeta Express.

Lidhur me çmimin e kërkuar nga PSG-ja gjatë ditës së djeshme u pyet Zinedine Zidane, që tha se ndoshta në një të ardhme të afërt kjo do të jetë diçka normale. I të njëjtit mendim është edhe Marcelo.

Këto deklarata tregojnë se Los Blancos e duan Neymarin në “Santiago Bernabeu” dhe ndoshta gjatë verës mund të bëjnë çmendurinë më të madhe në futboll.

“Jam me atë që tha Zidani, ndoshta në 10 vitet e ardhshme do të jetë çmim normal, unë kam kushtuar gjashtë milionë kështu që nuk e di. Nuk e di aktualisht sa kushton (Neymari)”, u shpreh Marcelo, që më pas foli edhe për lëndimin e brazilianit.

“Është lëndim i vështirë, më ka kushtuar shumë për t’u kthyer kur jam lënduar ngjashëm. Është lëndim i rëndë, por Neymari do të kthehet më i fortë se kurrë më parë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...