Mbrojtësi i Realit të Madridit Marcelo ka folur për finalen e Champions League.
“Mendoj se kjo ndeshje do të vendoset nga detaje të vogla. Ne duam ta fitojmë trofeun, por duhet të luajmë me intensitet, të punojmë shumë, të vrapojmë dhe të mos bëjmë gabime.
Jemi të gjithë të përgatitur emocionalisht për ndeshjen dhe që gjithçka të shkojë mirë. Në fund shpresoj të fitojmë ne”.


