Marcelo i hapur për oferta nga klubet e tjera

PUBLIKUAR

Duket se e ardhmja e Marcelos është larg Real Madridit, pasi mbrojtësi anësor është shprehur i gatshëm t’i shqyrtojë ofertat nga klubet e tjera.

Humbja e vendit në formacionin startues të trajnerit Zinedine Zidane dhe fakti se ai i ka pasur disa probleme të ndryshme fizike në dy sezonet e fundit, e kanë bërë të mundur që braziliani ta mendojë largimin, transmeton Gazeta Express.

Ferland Mendy ia ka zënë vendin atij në krahun e majtë të mbrojtës.

Mediat braziliane janë të bindura se Juventusi dhe Interi janë të gatshme të bëjnë oferta për Marcelon.

Nga largimi i Marcelos nuk do të përfitonte vetëm Mendy, por edhe Sergio Reguilon. I dalë nga akademia e Madridit, Reguilon e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Sevilla.

Por problemi kryesor i largimit të Marcelos është paga e tij e majme. Braziliani i fiton 8 milionë euro në sezon dhe i ka edhe dy vjet kontratë me Madridin.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...