Marcelo: E di saktësisht si ta ndal Salahun

PUBLIKUAR

Marcelo ka shfaqur vetëbesim të lartë se do ta ndalë Mohamed Salahun në finalen e sotme të Ligës së Kampionëve.

I shpallur lojtari më i mirë i sezonit në Premierligë, anësori i Liverpoolit Mohamed Salah është në formë jetësore dhe nuk do të ishte i pari që i shfrytëzon hutit e supozuar në mbrojtje të brazilianit, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Marcelo thotë se e di saktë se çfarë duhet të bëjë për ta ndalur egjiptianin.

“E di saktësisht se çfarë duhet të bëj dhe e di se çfarë duhet të bëj për t’i ndihmuar bashkëlojtarët”, siguroi Marcelo të premten.

Por, ai thotë se Reali nuk duhet të mendojë vetëm për një lojtar, por për tërë skuadrën e Liverpoolit.

“Liverpooli është ekip i mrekullueshëm që ka pasur sezon fantastik. Duhet të mendojmë për tërë ekipin, jo vetëm për një apo dy lojtar, sepse kështu fitohen ndeshjet”, shtoi. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...