Marcelo kërkon më shumë respekt për Real Madridin, që shkroi histori duke e fituar Champions Leaguen tre herë me radhë.
“Është e bezdisshme për disa që të fitojmë tre Champions të njëpasnjëshme dhe të gjithë thonë se është për shkak se ata goditën portierin, pastaj dikush thotë për shkak se një lojtar e dëmtuam. Ata duhet t’i vlerësojnë tre titujt që Real Madridi me shumë meritë i ka arritur”, deklaroi Marcelo. /Gazeta Express


