Maradona: Unë do të kisha fituar më shumë Topa të Artë se Messi e Ronaldo

PUBLIKUAR

Ikona e Argjentinës, Diego Armando Maradona ka pohuar nuk është xheloz ndaj yjeve të futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, duke insistuar se ai do të kishte fituar më shumë Topa të Artë se ata.

Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “AS”, ish-ylli i Barcelonës dhe Napolit ka thënë se nuk ka arsyeje pse t’i xhelozojë yjet aktuale të futbollit, transmeton Express.

“Do të kisha fituar më shumë Topa të Artë se Messi dhe Ronaldo”, ka thënë Maradona.

Megjithatë, ai e ka shfrytëzuar rastin ta lartësojë yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldos, duke thënë: “Ai është thjesht i mrekullueshëm”.

Pyetja se a ka të drejtë Maradona për atë që thotë nuk do të marrë përgjigje asnjëherë, pasi France Football i ka konsideruar vetëm lojtarët evropianë për çmimin më të rëndësishëm individual deri në vitin 1995. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...