Maqedonia po shkon drejt zgjedhjeve, votohen ndryshimet e ligjeve sipas ”Përzhino 2”

PUBLIKUAR

Më në fund janë votuar ndryshimet e ligjeve të dala nga marrëveshja në mes katër partive politike parlamentare në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për Mandatin e Qeverisë së Maqedonisë, ndryshimet në MPB, reformat në media, ligji për ndjekje penale dhe ligji për zgjedhjet.

Këto ndryshime dhe votimi i tyre do t’i hap rrugë partive politike për të diskutuar për datën e zgjedhjeve që sipas të gjitha gjasave do të jetë 11 dhjetori.

Gjatë seancës së djeshme pati edhe shumë kundërshtime në mes deputetëve në lidhje me ndryshimet dhe propozim amandamentet të cilët në disa raste u refuzuan nga deputeti i BDI-së Talat Xhaferi i cili tha se marrëveshja nuk duhet të ketë ndryshime, as edhe me amandamente teknike.

Përgjegjës për votimin e kësaj pakete sot janë Bekim Fazliu nga PDSH, Artan Grubi nga BDI, Ilija Dimovski nga OBRM-PDUKM dhe Goran Sugareski nga LSDM.

Më herët deputetët patën debate të ashpra për pikën e rendit të ditës- pyetje deputetësh.

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...