Maqedonia arreston ushtarin e Arkanit

PUBLIKUAR

Gazeta Lajm bën të ditur se autoritetet kufitare maqedonase të dielën në vendkalimin Tabanoc, e kanë arrestuar 55 vjeçarin Veljko Dujanoviq, shtetas i Serbisë, në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga zyra e Interpolit në Zagreb, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Dujanoviq kërkohet nga organet kroate për krime të kryera gjatë luftës serbo-kroate në rajonin Daruvar.

Ai akuzohet se në vitin 1991, si pjesëtar i një njësiti paramilitar (burimet tona policore thonë se ka qenë ushtar i njësitit “Tigrat” të kriminelit Zheljko Razhnjatoviq-Arkan) disa civilë kroatë, i ka dërguar në drejtim të panjohur dhe i ka vrarë.

Sipas fletarrestit të lëshuar, Dujanoviq ka jetuar në Kroaci deri në vitin 1996, kur ka ikur nga ky shtet bashkë me bashkëshorten dhe nënën e saj. Pas arrestimit në Tabanoc, ai është dërguar në burgun hetues në Shkup.

SHIKO MË SHUMË

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e...

Lladrovci: Jeta dhe siguria e maturantëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër në botë

Me rastin e planifikimit të ekskursionit në Shqipëri, për shkak të situatës, kryetari i...

Ali Ahmeti reagon për ngjarjet në Shqipëri: Asnjë forme dhune, nga cilado palë, s’mund të jetë përgjigje ndaj krizës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shprehur shqetësim për zhvillimet...