Maqedonci e Jashari takuan gjeneralin Munsch, diskutuan për çështjen e sigurisë në vend

PUBLIKUAR

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant, Bashkim Jashari, kanë pritur në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admiralin Stuard Munsch.

Siç bëhet e ditur, gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në vend pas agresionit të Serbisë kundër Kosovës më 24 shtator.

Në këtë takim, Munsch ishte i shoqëruar nga komandanti i KFOR-it në Kosovë, Angelo Michele Ristuccia.

“Në këtë takim u bisedua për çështjen e sigurisë në vend, ku ministri Maqedonci dhe Gjeneral Jashari shprehën mirënjohje të thellë për punën, përkushtimin, rolin dhe rëndësinë e KFOR-it në Kosovë, duke theksuar se ruajtja e sigurisë në Republikën e Kosovës është me interes për të gjithë. Në veçanti, ata shprehën falënderim për mbështetjen e NATO-s në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend, pas agresionit dhe sulmit terrorist ndaj Kosovës më 24 shtator. Ministri Maqedonci theksoi gjithashtu përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për paqe dhe stabilitet si dhe vendosmërinë e palëkundur në rrugën tonë euroatlantike”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Sipas komunikatës, në këtë takim është rikonfirmuar gatishmëria për thellim të bashkëpunimit ndërinstitucional në mes të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me KFOR-in

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...