MAPL : Komuna e Lipjanit ka përmbushur planin e veprimit për MSA-në

PUBLIKUAR

Nënkryetari i komunës së Lipjanit, Fitim Selimi, ka pritur sot në takim zyrtarë të Ministrisë së Pushtetit Lokal nga departamenti i Integrimeve Evropiane.

Në këtë takim, u bë drafti i PVMSA-së për komunën e Lipjanit, prezantimi i raportit vjetori dhe të gjeturat për komunën e Lipjanit për vitin 2014, sfidat nga raporti i progresit për Kosovën, obligimet komunale, si dhe plani individual i komunës për MSA për vitin 2015.  

Nënkryetari, Selimi, ka theksuar se, komuna e Lipjanit qëndron mjaft mirë sa i përket,  përmbushjes së obligimeve të IE, po ashtu ai ka theksuar se komuna e Lipjanit do të bëj përkushtimin e saj maksimal sa i përket planit të veprimit komunal për MSA, duke e ditur edhe rolin që ka për liberalizim të vizave.

Ndërsa, përfaqësuesit e ministrisë janë shprehur se procesi i integrimit Evropian ka për qëllim koordinimin dhe bashkëpunimin sa më ngushtë ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal. Po ashtu ata kanë theksuar se, me qëllim të këtij procesi MAPL, ka përmbledhur në një dokument ku koordinon gjitha detyrimet që dalin nga procesi i stabilizim- asociimit, adresimin e sfidave nga raporti i progresit, obligimet nga dialogu i liberalizimit të vizave dhe takimet sektoriale në kuadër  të procesit të stabilizim-asociimit dhe bashkërisht me zyrtaren komunale të integrimeve evropiane në komunën e Lipjanit, Mimoza Karameta. 

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...