Menaxheri i Southamptonit, Ronald Koeman, ka insistuar se Sadio Mane nuk do t’i bashkohet Manchester Unitedit.
Van Gaal ka shprehur interesim të madh për 23 vjeçarin e shkëlqyer, por Koeman ka hedhur poshtë mundësinë që ai të largohet.
“Mane nuk është në një situatë ndryshe nga java e kaluar. Ai është lojtar i Southamptonit. Atij i pëlqen të luajë për Southamptonin”.
“Ai do të startojë të shtunën, nuk ka problem me të”, u shpreh Koeman. /Telegrafi/


