Mane e ka paralajmëruar Realin se nuk do ta kenë aspak të lehtë kundër tyre në finale të Ligës së Kampionëve.
Real Madrid – Liverpool, kjo do të jetë finalja e Champions League për sezonin 2017/18.
Reali është favorit në letër, për shkak se kjo është hera e tretë që arrin në finale të kësaj gare, por anësori i “Të Kuqve”, Sadio Mane, që ka shënuar nëntë gola në Champions – ia ka bërë të qartë Madridit se e duan këtë trofe që për herë të fundit Liverpooli e ka fituar më 2005.
“Kemi shumë respekt për Madridin, janë një ndër klubet më të mira në botë, por ne jemi Liverpooli – jemi të fortë dhe mund të mposhtim çdo klub në botë”, tha Mane për Express.
“Kemi skuadër të mirë, kemi lojtarë, mund të shënojmë shumë gola. Kemi treguar se s’kemi për çfarë të frikësohemi”, shtoi ai. /Gazeta Express/


