Mandzukici e refuzoi klubin gjerman

PUBLIKUAR

Mario Mandzukici e ka refuzuar kalimin te Borussia Dortmundi gjatë kësaj vere, shkruan Sport Bild.

Sulmuesi kroat po ashtu e ka hedhur poshtë mundësinë e kalimit te Manchester Unitedit, pas interesimit të madh të Jose Mourinhos, transmeton Gazeta Express.

Massimiliano Allegri në fund vendosi që ta mbajë lojtarin në skuadër, duke i thënë Mandzukicit se ai është pjesë e rëndësishme e klubit edhe pas ardhjes së Cristiano Ronaldos në Juventus.

Mario Mandzukici tregoi aftësitë e tij me Kombëtaren kroate gjatë Kupës së Botës e cila u mbajt në Rusi gjatë verës.

Ai bashkë me Kombëtaren e tij arritën deri në finale, për t’u mposhtur pastaj nga Franca. Ai arriti t’i shënojë tre gola gjatë turneut. /Gazeta Express

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...